Qeveria e Kosovës është duke diskutuar rreth mundësisë së shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (Covid-19).
Burime të arbresh.info brenda Qeverisë bëjnë të ditur se kryeministri Avdullah Hoti është pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Të njëjta burime bëjnë të ditur se gjasat janë të mëdha që sot qeveria të shpall gjendjen e jashtëzakonshme, mirëpo po pritet edhe mendimi i Presidentit të shtetit, Hashim Thaçi.
Po ashtu burimet brenda qeverisë pohojnë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të përfshij mbylljen totale, mirëpo vetëm bizneset dhe vendet ku pretendohet të ketë fluks të madh të njerëzve.
Në këtë mbledhje është i pranishëm edhe Komiteti për Mbikëqyrjen e gjendjes kundër Covid-19.
Ndryshe, kryeministri Hoti ka paralajmëruar konferencë në ora 16:00, ku pritet të bëjë të ditur vendimin rreth parandalimit të përhapjes së Covid-19./arbresh.info/
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...