Në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kurti vlerësoi procesin e njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, për rëndësinë që ka për të ardhmen e të mbijetuarve dhe për të gjithë shoqërinë. Ai konfirmoi se Qeveria e Kosovës shpreh vullnetin për vazhdimin e mandatit të këtij komisioni, thuhet në njoftimin për media.
Në këtë takim u bisedua për mbarëvajtjen dhe sfidat e këtij procesi, si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët për nxitjen e aplikimit nga personat e mbijetuar, në këtë proces plotësisht konfidencial.
U theksua se sfidë e procesit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, mbetet stigma për dhunën seksuale, që pengon të mbijetuarat/it në realizimin e kësaj të drejte të garantuar me ligj.
Në takim ishin të pranishëm: Leonora Selmani, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Jeta Krasniqi, nënkryetare e Komisionit dhe anëtarët e këtij komisioni: Feride Podvorica, Ilir Gutaj, Mentor Borovci, Minire Begaj Bala, Nazmije Kajtazi, Shpend Haxhibeqiri dhe Xhevahire Balaj./arbresh.info/

Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...