Përparim Kryeziu, zyrtari për media në Zyrën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në dhjetë ditët e fundit, 340 persona janë shëruar nga virusi Covid-19 dhe se brenda këtyre ditëve janë shënuar edhe 80 raste të reja.
“Për dhjetë ditë rresht, rezultatet e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) kanë treguar bilanc pozitiv ndërmjet raportit të të infektuarëve dhe të shëruarëve. Pra, në dhjetë ditët e fundit kemi katërfish më shumë të shëruar sesa raste të reja të infektimit me COVID-19. Përkatësisht 340 raste të shëruara dhe vetëm 80 raste të reja. Tashmë, numri i të shëruarëve ka tejkaluar numrin e rasteve aktive”.
“Kjo trajektore sigurisht që është lajm i mirë. Ajo është rezultat i veprimeve të hershme dhe të duhura të Qeverisë së Republikës së Kosovës, rekomandimeve të IKSHPK-së, si dhe punës së palodhshme të mjekëve dhe infermierëve. Padyshim që të gjitha këto nuk do të peshonin aq rëndë po mos të ishte vetëdija e lartë e treguar nga qytetarët e vendit në respektimin e vendimeve, masave dhe udhëzimeve për parandalimin dhe menaxhimin e COVID-19”.
Kryeziu deklaroi se vëmendja dhe kujdesi edhe pas këtyre shifrave duhet të jetë i njëjtë nga të gjithë.
“Thirrjet tona po ashtu vazhdojnë të jenë të njejta. Lehtësimi i masave nuk duhet të na lehtësojë përgjegjësinë dhe përqendrimin në faktin se virusi nuk ka kaluar ende”.
“Derisa i gëzohemi uljes së numrit të rasteve aktive të të infektuarëve dhe rritjes së numrit të të shëruarëve, ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me familjarët dhe më të afërmit e viktimave të deritanishme”.
“Le të punojmë dhe urojmë që numri i viktimave të mos rritet, le të angazhohemi që numri i të infektuarëve po ashtu të mos rritet, dhe le të kujdesemi që numri i të shëruarëve të shtohet çdo ditë shumëfish”, ka shkruar Kryeziu në rrjetin social Facebook.
Supremja e lë Rmadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Theme...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...