Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria në detyrë ka marrë vendim që t’u ndajë 40 mijë euro familjeve të dy zjarrfikësve, Sefadin Osmanaj dhe Kaçun Lima, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës në periudhën 2024–2025.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se secila familje do të përfitojë nga 20 mijë euro.
“Vetmohimi dhe përkushtimi profesional i zjarrfikësit Sefadin Osmanaj dhe Kaçun Limës ndaj detyrës fisnike të zjarrfikësit do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje të thellë”, ka thënë ai, duke njoftuar për pikat e rendit të ditës.
Sefadin Osmanaj, zyrtar i Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë, kishte ndërruar jetë në krye të detyrës. Ndërkohë, Kaçun Lima, zyrtar i Njësisë së Zjarrfikësve në Gjakovë, humbi jetën gjatë një intervenimi tjetër.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...