Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh. A”, me seli në Prizren.
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, bëri të ditur emrat e katër anëtarëve të rinj të bordit, pasi procesi i përzgjedhjes është përmbyllur, shkruan Arbresh.info.
“Tani pas kompletimit të procesit, listën prej katër emrave për anëtarë të bordit të drejtorëve në ndërmarrjen publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh. A”, Prizren, e prezantoj në këtë përbërje: Ylber Elshani, kryesues; Agim Muçaj, anëtar; Selvete Gjikolli, anëtare; Sylejman Gashi, anëtar”, tha ai./Arbresh.info
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...