Qeveria ndan 8 mijë euro për organizimin e panairit të produkteve Bujqësore

09:49 | 16 Shtator 2016
M. A.

Në mbledhjen e Qeverisë u miratua propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Odën Ekonomike të Kosovës, për organizimin e “Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale”, transmeton arbresh.info.

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë se MF ka pranua kërkesën nga Oda Ekonomike për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Në këtë panair pritet të marrin pjesë të gjithë kryetarët e odave ekonomike të Ballkanit perëndimor, prodhues, përpunues, e shumë të tjerë. Propozoj të ndahet shuma në vlerë prej  8 mijë euro për të ndihmuar për organizimin e këtij Panairi”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale