Buxheti i Kosovës përballet me një deficit të pa parashikueshëm në fund të këtij viti. Kjo për shkak se të hyrat e projektuar në rishikim nuk do të mund të realizohen. Ministria e Financave në buxhet të rishikuar kishte paraparë 30 milionë euro dividendë nga Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) dhe 15 milionë euro nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
Asnjëra nga mëto dy institucione nuk i kanë siguruar mjetet të parapara në rishikim të buxhetit.
Kryetari i bordit të ARKEP, Ekrem Hoxha, tha se ndarja e resurseve dhe projeksionet e buxhetit nuk përkojnë me planifikimet buxhetore.
“Në fakt tash projeksionet buxhetore dhe procesi i ndarjes së resurseve dhe analiza ekonomike dhe rregullatorë për vlerën e resursit nuk përkon me indikatorët apo planifikimet buxhetore që mund t’i ketë bërë qeveria në të hyrat buxhetore. Ne jemi në dijeni që qeveria ka planifikuar mos gabohem 15 milionë euro nga këto… Ai parametër ajo e dhënë financiare nuk e ndikon metodologjinë apo formulën e përcaktimit të resurseve”, tha Hoxha.
Ai ka shtuar se ARKEP është organ i pavarur në vendimmarrje.
KosovaPress nuk ka arrit të marrë përgjigje nga përfaqësuesit e qeverisë. Dy ministritë përgjegjëse, Ministria e Financave dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik nuk kanë dhënë përgjigje se çfarë ndodh në rast se të hyrat e projektuara në buxhet nuk mund të realizohen.
Ministria e Financave na sugjeron që ti drejtohemi ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ndërsa kjo e fundit na sugjeron ti drejtohemi ministrisë së Financave dhe institucioneve të tjera relevante.
Naser Osmani, kryetar i komisionit parlamentarë për buxhet dhe financa, tha se në rast se nuk realizohen të hyrat e paraparë në rishikim të buxhetit atëherë do të kemi deficit buxhetor.
“Po ne ende nuk jemi në fund të vitit që të kemi një bilanc të saktë do të thotë të hyrave apo të shpenzimeve . Unë konsideroj që planifikimi në buxhet do të ecë ashtu siç është planifikuar edhe si është paraparë në buxhetin e vitit 2015. Në rast se ndodh ajo që ju supozoni mos përmbushje të planifikimit atëherë në do kemi një deficit në buxhetin e Kosovës i cili duhet të mbulohet në forma tjera. Por unë konsideroj që nga dividenta nga Posta që është planifikuar do të realizohet.”, tha Osmani
Ndryshe nga këto dy institucione që janë në pikëpyetje nëse do t’i realizojnë të hy rat në buxhet, Qeveria mbetet në mëshirën e Doganave dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), për të mbushur arkën e shtetit.
Doganat e Kosovës , sipas zëdhënësit të saj, Adriatik Stavileci, deri në fund të këtij viti planifikon të realizoj të hyra në buxhet mbi 940 milionë euro.
Ndërsa sipas të dhënave të ATK-së gjatë periudhës Janar-Gusht 2015 ka pasur rritje prej 9 % më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo ishte përgjigja e ATK-së përmes postës elektronike. Ky institucion nuk ka dhënë detaje nëse do të realizoj të hyrat e projektuara në buxhet të këtij viti.
Sipas raportit të shpenzimeve dhe të hyravetë publikuar nga Ministria e Financave , ATK në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 ka arkëtuar të hyra në vlerë prej 162.5 milionë euro. E që sipas të dhënave të buxhetit të përgjithshëm ATK duhet të përmbyll vitin duke realizuar të hyra 340 milionë euro. Buxheti i këtij viti në total është 1 miliard e 567 milionë euro.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë