Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën e javës së ardhshme për të diskutuar çështjen e liberalizimit të vizave.
Takimi i kabinetit të ministrave, i cilësuar si i brendshëm, është paralajmëruar nga vet kryeministri Isa Mustafa.
“Jemi duke biseduar me të gjithë zyrtarët e lartë, duhet të sqarohet se kemi përmbushur të gjitha kriteret”, ka deklaruar Mustafa.
Kryeministri më tej ka shtuar se duhet ta dinamizohet puna e Qeverisë së Kosovës, sidomos për këtë muaj.
Më 18 dhjetor të vitit 2015, Komisioni Evropian ka publikuar raportin për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke kërkuar plotësimin edhe të tetë kritereve shtesë për liberalizim. I pari i Qeverisë, por edhe zyrtarë të lartë të shtetit kanë deklaruar se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...