Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se ky projektligj përfaqëson hap vendimtar në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.
“Krijon mekanizëm efektiv për të hetuar dhe konfiskuar pasurinë që s’mund të arsyetohet me burime të ligjshme duke synuar drejtpërdrejtë ata që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve. Përmes tij dërgojmë mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se përgjegjësia do të jetë e paevitueshme. Zbatimi i plotë dhe i paanshëm i tij mbetet prioritet i qeverisë për drejtësi e barazi për të gjithë”, deklaroi Kurti.
Pas kësaj, ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla deklaroi se ky projektligj për qytetarët është më shumë barazi e drejtësi e më shumë besim në institucione shtetërore.
“Projektligji tashmë bazohet edhe në tre opinione të Komisionit të Venecias dhe dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese. Këto rekomandime janë reflektuar në tekstin e projektligjit, i cili është punuar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë fushë, vendorë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues institucionalë dhe partnerë ndërkombëtarë, duke përfshirë konsultime teknike dhe analiza krahasimtare për të siguruar që dispozitat të jenë të zbatueshme, proporcionale dhe të mbrojtura me Kushtetutë”, tha Gërvalla.
Pas hedhjes në votim, është arritur edhe të miratohet.
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...
Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautor...
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...