Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 57-të, kësaj radhe në formë elektronike, në të cilën është miratuar Programi për Reforma në Ekonomi 2022-2024 dhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Financimi i Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme”.
Programi për Reforma në Ekonomi 2022-2024, i miratuar sot, do të dorëzohet për informim në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe te zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë. Ky Program është hartuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Zyra e Planifikimit Strategjik në Zyrën e Kryeministrit dhe koordinatorët e fushave të politikave nga ministritë e linjës.
Aktivitetet afatshkurtra nga Programi për Reforma në Ekonomi janë përfshirë në Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2022 dhe janë në përputhje me aktivitetet e planifikuara në projekt Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Agjendën Evropiane të Reformave, si dhe me projektbuxhetin e vitit 2022.
Korniza e përgjithshme e politikave të Programit për Reforma në Ekonomi 2022-2024 është një kombinim:
(1) i programit të rimëkëmbjes ekonomike, i cili synon të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë;
(2) politikës fiskale të bazuar në rregullat e orientuara drejt stabilitetit të financave publike dhe, brenda hapësirës fiskale në dispozicion, drejt mbështetjes së rritjes ekonomike përmes investimeve kapitale dhe shtimit të fondeve për zonat prioritare të zhvillimit; dhe
(3) një sërë reformash prioritare strukturore që adresojnë pengesat kryesore ndaj rritjes ekonomike dhe mbështesin zhvillimin e sektorëve ekonomik, konkurrues dhe sigurojnë që rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse dhe e rritë mirëqenien.
Kurse, vendimi i dytë i miratuar në mbledhjen e sotme, i ka hapur rrugë nismës për negocimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Financimi i Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme”/.arbresh.info/
Haxhiu bën homazhe në Bukosh dhe te shtatorja e heroit Besim...
Moti sot me diell, temperaturat arrijnë në 17 gradë
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër