Qeveria e Kosovës në mbledhjen radhës ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo marrëveshje është e rëndësishme për qytetarët e të dyja shteteve për realizimin e të drejtës së tyre për pensione kontributpaguese.
“Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse u mundëson qytetarëve të dyja shteteve, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në pensione kontribut- paguese ato familjare dhe si ato invalidore të punës. Kjo njëkohësisht mundëson edhe eksportimin e pensionit, pra nëse një qytetar vendos të jetojë në njërin nga këto të dy shtetet, mund ta përfitojë pensionin pavarësisht në cilin shtet vendoset ai, të jetojë apo të banojë, por gjithsesi kjo në anën tjetër kjo marrëveshje siguron edhe shkëmbimin e të dhënave, pra që nënkupton përmes komunikimit të dyja shtetet mund të sigurohen që një qytetar merr pension nga të dyja shtetet, duke mos e deklaruar të tillë, pra në këtë aspekt bëhet edhe mirë menaxhimi i të dyjave shteteve që ka siguri dhe shkëmbim të informacionit”, ka deklaruar ministri Murati.
Sipas Muratit, me këtë bëhët edhe mirëmenaxhimi i buxheteve të të dyja shteteve./Arbresh.info
Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit
Katari rihap hapësirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Ushtria izraelite lëshon paralajmërim të ri për evakuim nga ...
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë r...
Barcelona po përgatitë largimin e Ronald Araujos – tre emra ...
Macron thirrje pas sulmeve në Katar: Spiralja e kaosit duhet...