Gjatë ditës së sotme Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se Qeveria e Kosovës sonte në ora 18.00 pritet të miratojë një sërë masash të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shkruan arbresh.info.
Këto deklarata i dha kryeministri Hoti, pas takimit me përfaqësues të institucioneve shëndetësore, duke thëne se kanë përgatitur një plan veprimi i cili specifikon në detaje se cilat veprime do t’i ndërmarrin institucionet shëndetësore.
Masat e reja kundër Covid-19, pritet të miratohen sonte në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet në orën 18.00 në mënyrë virtuale (online).
Nga ana tjetër është bërë e ditur se votimi i vendimeve të qeverisë do të behën në mënyrë elektronike
Ndërkaq, për mbajtjen e mbledhjes në këtë mënyrë u vendos me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Ndryshe, që nga 13 marsi, kur u paraqitën e rastet e para e deri më tash, në Kosovë janë konfirmuar 3356 raste me COVID-19, prej tyre 1874 të shëruar dhe 66 të vdekur./ arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...