Qeveria mblidhet nesër në mëngjes

22:47 | 2 Prill 2026
Q L

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet Projektligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në raste të destabilizimit në treg, së bashku me një sërë projektligjesh dhe vendimesh të tjera nga rendi i ditës.

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës, më 3 prill 2026, me fillim nga ora 09:30, në ndërtesën e Qeverisë, salla P-31.

Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në raste të destabilizimit në treg.

Po ashtu, do të shqyrtohen edhe:

Propozim-vendimi për aprovimin e ekstrakteve të procesverbaleve dhe transkripteve të mbledhjeve të kaluara

Projektligji për Shtetësinë e Kosovës

Projektligji për Lëndët Plasëse

Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim

Projektligji për Shërbimet e Pagesave

Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030

Propozim-vendimi për emërimin e Bordit të Drejtorëve të KRU “Hidrodrini” Sh.A., Pejë

Propozim-vendimi për emërimin e Komisionit për shqyrtimin e gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme

Nisma për lidhjen e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar dhe ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Luginën e Preshevës

Drafti i Planit të Veprimit për Qeverisje të Hapur 2026-2028

Informimi për raportin mbi funksionimin e komunave për vitin 2025

Të ndryshme

Shpërndaje në rrjete sociale