Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Pfizer për më shumë se 1 milionë vaksina anti-Covid.
Osmani, përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar Ministrinë e Shëndetësisë për këtë arritje të rëndësishme, duke shtuar se përkundër sfidave fillestare, pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve përgjegjëse Kosova do të ketë sasi të mjaftueshme të vaksinave./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Sot, Kosova arriti marrëveshje me Pfizer për mbi 1 milion e 213 mijë vaksina. Përkundër sfidave fillestare, pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve të Kosovës, do të kemi sasi të mjaftueshme të vaksinave për të filluar vaksinimin masiv të qytetarëve tanë.
Përgëzoj në veçanti Ministrinë e Shëndetësisë për këtë arritje të rëndësishme. Me sigurimin e kësaj sasie të konsiderueshme të vaksinave, do të arrijmë të mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë, si dhe të trasojmë rrugën e sigurt për hapje të ekonomisë.
Deri në përmbylljen e vaksinimit masiv, ju ftoj që të kujdeseni për veten si dhe për më të dashurit tuaj. Të kemi besim në njëri-tjetrin. Të kemi besim se këtë sfidë të rëndë do ta tejkalojmë së bashku!
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...