Qeveria e Kosovës ka bërë shkelje të marrëveshjes për Tregti të Lirë që ka nënshkruar në vitin 2006 me CEFTA-n(Marrëveshja e tregtisë së lirë e Evropës Qendrore), e cila u nënshkrua nga UNMIKU në emër të Kosovës.
Me vendimi e djeshëm të qeverisë për vendosjen e taksës prej 10 për qind për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, Kosova bie ndesh me parimet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, shkruan portali arbresh.info.
Portali arbresh.info ka siguruar marrëveshjen e plotë që Kosova kishte nënshkruar në vitin 2006 me CEFTA-n ku në nenin e 5 të kësaj marrëveshje thuhet se me marrëveshjen e CEFTA-s është e paraparë që të gjitha produktet dhe mallrat në mes shteteve që janë anëtare të CEFTA-s të lëvizin në mënyrë të lirë pa vendosjen e taksave të ndryshme.
“Asnjë tarifë e re doganore mbi importet, detyrime me efekt të njëjtë dhe asnjë tarifë importi e një natyre fiskale nuk do të vendosen, dhe as ato që zbatohen nuk do të rriten në tregtinë ndërmjet palëve që nga dita para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje” (shih foto).

Qeveria e Kosovës, ka zgjedhur kohën e gabuar që të ‘tregojë muskujt’ karshi Serbisë, vlerësojnë analistët.
Kjo marrëveshje nuk do të zgjasë shumë dhe do të kthehet pas brenda javës u tha në reagimet e mbrëmshme.
Analisti për ekonomi Lulzim Beqiri i tha portalit arbresh.info se vendimi për vendosjen e taksave në këtë kohë nuk është strategjike.
“Vendi i mirëpritur nga bizneset kosovare, por aspak strategjik sipas mendimit tim, koha e vendosjes së taksës nuk përkon me një strategji efektive nga ana e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, mendoj që ky vendim nuk do të zbatohet gjatë sepse bie ndesh edhe me marrëveshjen e CEFTA-së. Me marrëveshjen, CEFTA është e paraparë që të gjitha produktet dhe mallra në mes shteteve që janë anëtare të CEFTA-s të lëvizin në mënyrë të lirë pa vendosjen e taksave të ndryshme, Kosova është aktualisht kryesuese e CEFTA-së, siç dihet CEFTA është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Beqiri.
Kosova duhet të përdorë alternativa qe nuk bien ndesh me parimet ndërkombëtare thotë Beqiri ,pasi që sipas tij situata aktuale është e papërshtatshme për vendosjen e një tarife të tillë.
“Parimisht jam që të vendosen barriera ndaj produkteve serbe, sepse kanë krijuar edhe monopol në Republikën e Kosovës a në anën tjetër Republika e Serbisë po e dëmton tej mase reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, për këtë duhet shikuar alternativat që nuk bien ndesh me parimet ndërkombëtare, situata aktuale nuk është e përshtatshme për një taksë të tillë”, është shprehur ai.
Ndaj vendimit të djeshëm të qeverisë, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian duke kërkuar që qeveria të revokojë këtë masë sa më shpejtë.
Po ashtu, edhe Serbia ka reaguar duke thënë se nëse kjo masë nuk kthehet pas do të ndërpritet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë vendim Qeverisë së Kosovës ia propozoi ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili ka konsideruar se kjo është në përputhje edhe me raste të tjera të Organizatës Botërore të Tregtisë, duke shtuar se nuk do të kthehet pas.
Ministri Shala gjithashtu është deklaruar për arsyen e vendosjes së kësaj takse, duke thënë se kjo ka ndodhur se Kosova tani është shtet dhe nuk do të lejohet që askush e në këtë rast as Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta trajtojnë Kosovën siç e kanë trajtuar deri më tani.
Arbresh.info i ka dërguar pyetje edhe CEFTA-s lidhur me këtë vendim por ende nuk ka marrë një përgjigje.
CEFTA (Central European Free Trade Agreement) është një marrëveshje e tregtisë se lirë në të cilën marrin pjesë tetë vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Moldavia./M.Avdimetaj/Arbresh.info/
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...