Në takimin e radhës me përfaqësues të partive parlamentare të komuniteteve joshumicë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti deputeten e rizgjedhur të Kuvendit të Republikës nga radhët e komunitetit boshnjak, Kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje.
Kurti e uroi Balje për mandatin e ri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Diskutuan për procesin dhe rëndësinë e formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit të deritanishëm në ekzekutiv dhe legjislativ.
Pjesë e takimit ishte edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Eldin Uglari, i cili vjen nga radhët e partisë që drejtohet nga znj. Balje./Arbresh.info/

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026