Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit të Kosovës, gjashtë kandidatët për anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Në listën e siguruar nga KosovaPress, janë propozuar edhe dy persona të komunitetit serb. Ata janë Mirko Simoviq dhe Stojan Stanojkovic. Ndërsa emra të tjerë të propozuar janë Agim Shala, Vjollca Shala Kurtishaj , Nuhi Paçarizi dhe Blerim Dina.
Këta persona do t’i nënshtrohen procedurave të intervistimit nga komisioni të enjten në Kuvendin e Kosovës dhe se nga këta gjashtë persona do të zgjehen tre kandidat të cilët do të dërgohen në seancë plenare për votim.
Organi më i lartë i tenderëve aktualisht nuk mund të marrë vendime të bazuara në ligj. Ka vetëm dy anëtarë, Tefik Sylejmanin dhe Ekrem Salihu. Ky organi është jofunksionalë që nga viti i kaluar.
Disa javë më herët nga ky institucion kishte dhënë dorëheqje kryetari i saj, Hysni Hoxha, i cili është i akuzuar dhe ka dy raste të korrupsionit. Po ashtu, edhe një anëtar tjetër Bajram Zogjani është shkarkuar të enjten nga deputetë e Kuvendit të Kosovës në seancën e fundit të saj.
Shkarkimi i tij ishte bërë pasi që ai ndodhet në paraburgim dhe se është i dyshuar për trafikim me femra të mitura.
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Digjet një lokal në Prishtinë
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...