Arta Rama-Hajrizi, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ka pyetur Besnik Berishën si përfaqësues të Qeverisë së Kosovës lidhur me rastin e Etem Arifi, se “si Qeveri, a konsideroni se integriteti kushtetues dhe besueshmëria e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës cenohet nëse një deputet i dënuar për vepër penale me burgim efektiv zgjidhet dhe vazhdon të ushtrojë rolin e deputetit edhe në vuajtje të dënimit, që të jetë pjesë në procedurat e vendimmarrjes në Kuvend?”.
Berisha ka thënë se Qeveria e Kosovës mbështet sigurinë juridike.
“Qeveria e Kosovës mbështet sigurinë juridike. Përfaqësojmë vlerat e vendeve demokrate. Nëse flasim për kredibilitetin, pajtohemi se figurat që përfaqësojnë qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm e profesionistë. Ne pranojmë se në rastin konkret, normat kushtetuese janë në favor të një deputeti që ka qenë i ligjshëm”, tha Berisha.
DnV evidenton 13 raste të fotografimit të votës
18.40% është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00
Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira p...
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...