Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar Komisionin e poqasshëm për Parandalimin e Infeksionit Corona Virus Covid-19.
I pari i Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se komisioni do të siguroj materialet e domosdoshme për qendrat mjekësore, policinë dhe doganën.
“Komisioni siguron që materialet e domosdoshme që të ndahen në të gjitha qendrat mjekësore në të gjitha komunat, te policia, doganierët kufitar dhe të gjitha shërbimet emergjente për vendosjen e personave të prekur”, ka thënë ai.
Kurti ka kërkuar kontroll të hyrje daljeve në Kosovë.
“Hyrje-daljet e qytetarëve nga Kosova të kontrollohen nga ekipet mjekësore, bizneset të kryejnë punën me ndër dhe përgjegjshmëri të mos lëvizin çmimet dhe Institucionet përkatëse të kryejnë kontrollet”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë gjithashtu e ky komision do të bëj raportime të rregullta./arbresh.info/
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...