Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj është shprehur optimist që nesër do të kalojë projektligji për buxhetin duke thënë se do të merren parasysh edhe kërkesat për shkarkimin e ministri të Bujqësisë Nenad Rikallo, shkruan arbresh.info
I pyetur rreth kushtëzimit të votës së PSD-së për buxhet ku ata kanë kërkuar shkarkimin e ministrit Rikallo në këmbim të votës për buxhet, Limaj ka thënë se jemi në bisedime dhe nesër do të jenë të gatshëm për të vendosur.
“Qeveria edhe sot është në konsultime për disa tema. Natyrisht kur është në pyetje buxheti gjithmonë kemi tensione dhe kërkesa. Kemi edhe ne disa telashe dhe probleme që do t’i diskutojmë dhe besoj që deri nesër do të gjejmë rrugë edhe për disa probleme me ligjet që do të votohen. Në fund është edhe ligji për buxhetin dhe besoj që edhe ato kërkesa nesër do të jemi të gatshëm për ato”, tha ai.
Limaj ka thënë se edhe sot koalicioni qeverisës është duke diskutuar ende për ligjet që do të votohen nesër në Kuvend.
“Brenda koalicionit kemi ende diskutime për ligjet që besojmë që duhet të jenë ato ligje. Unë besoj që do të gjejmë rrugë që nesër të jemi gati për buxhet”, tha ai.
Nesër në orën 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet disa ligje të rëndësishme për vendin./Arbresh.info/
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...
Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion V...
34 kryesues ndalohen për 48-orë për manipulim votash në Mitr...
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt