Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se mbrëmë (24 janar 2022), Shtabi kryesor koordinues i krizës e mbajti mbledhjen e dytë, ku ministri i Shëndetësisë Bekim Sali e prezantoi gjendjen aktuale me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.
Nga Qeveria thonë se në mbledhje u diskutua dhe u miratua rekomandimi për të shkurtuar periudhën e izolimit pas testit PCR pozeitiv prej 10 në 7 ditë.
“Rekomandimi është në bazë të propozimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për shkak të fotografisë më të lehtë klinike shkaktuar nga lloji omikron”.
“Rekomandimi është dorëzuar deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duhet të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026