Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë bërë me dije se institucionet janë të përkushtuara që ky proces të përmbyllet në rrugë kushtetuese dhe me mbështetjen e plotë të partnerëve mbështetës.
Sipas tyre, formimi i ushtrisë nuk duhet të shihet si një proces në të cilin vetoja mund të përdoret përgjithnjë.
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se ky proces është i pakthyeshëm.
“Angazhimi ynë institucional është i koordinuar mirë dhe gjithëpërfshirës, me qëllim që procesi të përmbyllet në rrugë kushtetuese e ligjore dhe ta ketë mbështetjen e plotë të partnerëve mbështetës. Nuk mund të flas për kushtëzime as përmbajtjesore dhe as kohore. Procesi i transformimit nuk është dhe nuk duhet të shihet si një proces në të cilin vetoja mund të përdoret përgjithnjë. Transformimi në FAK është proces i pakthyeshëm. Për më shumë, kjo do ta bëjë më të sigurt Kosovën dhe do të kontribuojë në sigurinë rajonale”, ka thënë Ramadani/epoka e re/
Trepça fiton Kupën e Kosovës për vitin e pestë me radhë
Merz: Gjermania do kërkojë partneritete strategjike me Kinën...
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...
Begaj uron fillimin e Ramazanit: Uroj që ky muaj i shenjtë t...
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë