Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF), me Seli në Gjenevë, Khalid Koser.
Sipas një njoftimi, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të vendit në adresimin e sfidave që lidhen me luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.
Në këtë aspekt, siç thuhet në njoftim, kryeministri Isa Mustafa, theksoi hapat konkret të Qeverisë së Kosovës, duke veçuar hartimin dhe miratimin e Strategjisë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e Veprimit të saj.
“Drejtori ekzekutiv i Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF), me Seli në Gjenevë, Khalid Koser, duke u falënderuar për pritjen, vlerësoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe lidershipit kosovar në këtë drejtim. Koser, po ashtu, theksoi se Kosova është shembull për mënyrën proaktive dhe masat e ndërmarra në adresimin e kësaj sfide globale”, thuhet më tej në njoftim.
Gjithashtu, shtohet se gjatë takimit, u bisedua edhe për rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në fondin për përkrahjen e institucioneve të vendit në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, i cili do të krijojë mundësi dhe do të ndihmojë në fuqizimin e rolit të qytetarëve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...