Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian. Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova tha se vendimi për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar në Kosovës duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i Ligjit të ri për pagat.
Ajo tha se ky vendim është në kundërshtim me qëllimet e përbashkëta për ta bërë administratën publike të Kosovës më të barabartë, meritore, koherente dhe llogaridhënëse.
Ndërkohë është këshilltari politik dhe shefi i zyrës së kryeminstrit, Avni Arifi i cili ka thënë se Zyra e BE-së në Kosovë, sot duke komentuar pagat e zyrtarëve qeveritarë, e pati gabim, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë i Arifit:
Vendimi i Qeverisë së Kosoves për ngritjen e pagave është vendim legal dhe legjitim. Dhe gjithsesi kushtetues. BE do të ishte mirë që në vend të sfidimit të vendimeve të tilla nga fusha e përgjegjësive qeverisëse, të sigurojë implementimin e marrëveshjeve që vet i ka garantiar, siç është marrëveshja për energjinë. Nëse sipas ekspertëve, Kosova në vit i humbë 25 milionë euro si pasojë e moszbatimit të marrëveshjës për energjinë, atëherë që nga viti 2013 Kosova i ka humbë 150 milionë euro. Zyra e BE- së në Kosovë, sot, duke komentuar pagat e zyrtarëve qeveritarë, e pati gabim.Kosova ndihmohet duke implementuar marrëveshjën e garantuar për energjinë dhe jo duke dhënë vlersime për vendime legjitime politike gati si parti politike qe synon sukses elektoral zgjedhor
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...