Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u është përgjigjur paralajmërimeve të drejtorit të KEK-ut se brenda pak kohe vendi mund të futet në krizë të thellë energjetike.
MMPH-ja thotë se dështimi i KEK-ut për të arritur marrëveshje me banorët për zhvendosje e ka sjellë vendin deri te kriza e mundshme energjetike.
Ministria e Mjedisit thotë se dështimi i KEK-ut solli krizën energjetike
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ia hedh fajin Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për gjendjen energjetike në vend.
Sipas Ministrisë, KEK-u është dashur ta kryejë zhvendosjen gjatë vitit 2015 dhe 2016, por thotë se ka dështuar të arrijë marrëveshje me pronarët.
“KEK-sh.a është dashur të kryejë zhvendosjen gjatë vitit 2015 dhe 2016, mirëpo ka dështuar për të arritur marrëveshje me pronarët, dhe sipas ‘Kornizës së Politikave për Zhvendosje’ (KPZH), kur dështon ky proces, kalohet në procedurën e shpronësimit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë dhënë Insajderit.
“Planin e Veprimit për Zhvendosje KEK e ka dorëzuar në MMPH më datë 25.05.2017, dhe MMPH menjëherë më datë 02.06.2017 e ka aprovuar. Mirëpo, edhe pas aprovimit, KEK nuk ka arritur të nënshkruajë marrëveshjet me pronarët ashtu siç parashihet me KPZH”, thuhet më tej aty.
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...