Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka reaguar ndaj artikullit akuzues të Chuck Sudetic, botuar në Politico.eu.
Reagimi i Abrashit është publikuar në gjuhën angleze, në të njëjtin medium, transmeton Klan Kosova.
“Artikulli i Chuck Sudetic, ‘Të fortët që udhëheqin me Kosovën”, i cili e adreson gjendjen në Kosovë dhe debatin aktual në Kuvend për krijimin e Dhomave të Veçanta, është i bazuar në spekulim të vrazhdë”.
“Ai i referohet burimeve anonime dhe i ekzagjeron rrethanat duke përdorur cilësimet më inflamatore”.
“Sudetic bën vlerësime skandaloze, bile edhe raciste”.
“Duke cituar një ish-ambasador anonim europian, shkrimi jep një listë të gjatë të aktiviteteve të supozuara korruptive dhe kriminale të krimit të organizuar në Kosovë”.
“Mirëpo, Sudetic nuk e jep asnjë dëshmi për akuzat serioze. Ai e përfshin Qeverinë e Kosovës dhe ministrin e jashtëm në këto vepra”.
“Artikulli nuk e përmend asnjë burim me emër”
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri