Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate ka treguar se ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për qytetarët afgan që pritet të vijnë në Kosovë.
Në komunikatë thuhet se personat që do të vijnë do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara sipas Ligjit për Azil.
Komunikata e plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje korresponduese, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visas (Vizave të Veçanta Imigruese) – të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë familjet e tyre.
Qeveria e vlerëson të nevojshëm ofrimin e mbrojtjes së përkohshme e të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.
Këta persona do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet relevante të sigurisë në Republikën e Kosovës, në rast të nevojës e në qëllim të sigurisë kombëtare, sipas vlerësimit të institucioneve relevante në Republikën e Kosovës.
Personat nën mbrojtje sipas vendimit të Qeverisë, gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara sipas Ligjit për Azil.
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...
Real Madridi është shumë afër nënshkrimit me yllin e Liverpo...
Vendim i ri: Legalizimi i folieve në vetura bëhet përmes A-T...
Nën patronatin e Kurtit, mbahet akademi për demonstratat e v...
Barcelona merr dritën e gjelbër për të nisur bisedimet me Ba...