Qeveria e Kosovës bën thirrje për qetësi

09:56 | 23 Nëntor 2018
M. A.

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Veri të Mitrovicës.

Përmes një komunikate me media qeveria thotë se aksioni për arrestimin e disa të dyshuarve është realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, deklaron se aksioni policor në veri të Kosovës që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, është realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhrit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Qeveria e Kosovës siguron të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, subjekteve politike, kryetarëve të komunave, posaçërisht atyre në veri dhe organeve të tjera, që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.

Është më rëndësi që askush të mos bie pre e dezinformatave të ndryshme. Ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë.”, përfundon komunikata e qeverisë./Arbresh.info/

Emrat e plotë të arrestuarve në veri, shpallet në kërkim Milan Radojçiq

Shpërndaje në rrjete sociale