Qeveria e Kosovës shumë shpejtë do të ndajë 3 milionë euro për blerjen e pajisjeve elektronike që u vendosen dhunueseve të grave, që ndryshe njihen edhe si byzylykë.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se kjo po bëhet për herë të parë nga Qeveria Kurti, duke kritikuar Qeveritë e kaluara që nuk e kanë zbatuar Ligjin për Mbikëqyrje Elektronike.
“Qeveria Kurti do të ndajë buxhet 3 milionë euro për zbatimin e Ligjit për Mbikqyrje Elektronike.. Asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka zbatuar këtë ligj edhe përkundër faktit se ka vite se i njëjti ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Qeveria Kurti shumë shpejtë do të ndajë buxhet për zbatimin e këtij ligji dhe dhunueseve do tu vendoset në duar apo në këmbë byzylykët që Policia të përcjellë vendndodhjen e tyre dhe në momentin që ata i afrohen viktimës të ketë reagim të shpejt policor”, ka thënë Haxhiu në TëVë1.
“Bashkë ia dalim” – Mbrëmje humanitare për familjet që pësua...
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukraina...
Ndihmës Sekretarja e Shtetit në ShBA: Kosova dhe Serbia duhe...
Pritet në Pentagon ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, disku...
AAK ‘përshëndet’ me video VV-në, ia përmend punësimet e fami...
Zyrtare: Bersant Celina transferohet te skuadra angleze