Qeveria e Republikës së Kosovës, dënon ashpër sulmin e ulët të kryer ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, dhe përpjekjeve të mëtejshme për linçimin dhe kërcënimet ndaj tij dhe tërë përfaqësuesve legjitim të qytetarëve të Kosovës, të organizuara dhe të kryera nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Këto akte të ulëta, të orkestruara nga kjo parti politike opozitare, janë veprime të drejtuara kundër institucioneve legjitime, kundër progresit dhe proceseve integruese euroatlantike, si dhe kundër partneritetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatë.
Sulmi i fundit ndaj ministrit Krasniqi, i kryer në vazhdën e veprimeve kriminale dhe në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të një grupi politik, dëshmon mungesën e përgjegjësisë dhe angazhimet e kësaj pjese të opozitës për të dëmtuar në esencë shtetin e Kosovës dhe të ardhmen evropiane të qytetarëve të saj.
Qeveria e Republikës së Kosovës, duke ftuar përfaqësuesit e partive tjera opozitare që të distancohen nga veprimet antishtetërore të Lëvizjes Vetëvendosje, i bën thirrje të gjithë spektrit politik dhe qytetar në Kosovë, që të mos bien pre e propagandës, provokimeve dhe përpjekjeve të grupeve të tilla parapolitike, për të zhytur Kosovën në anarki dhe për të nxitur konflikte me pasoja ndërmjet qytetarëve.
Njëkohësisht, Qeveria e Kosovës, fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme për ndalimin e sulmeve të tilla, të cilat po krijojnë shqetësim te qytetarët dhe po përpiqen të pengojnë punën normale të institucioneve të Kosovës.
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...