Qeveria e Kosovës është shprehur e shqetësuar dhe ka dënuar incidentet e fundit me motive ndëretnike.
Ekzekutivi ka vlerësuar se këto incidente ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në Kosovë.
“Qeveria e Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa më shpejt të ndriçojnë arsyet dhe motivet e këtyre rasteve të ulëta dhe autorët e tyre të dalin përpara drejtësisë. Rastet e tilla kanë për synim të pengojnë përpjekjet e institucioneve për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Ditët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të ndara të incidenteve, të jenë të motivuara etnikisht.
Poashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për raste, të bashkëpunojnë me organet e rendit
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...