Portali frankofon për Ballkan, “Courrier des Balkans”, ka përzgjedhur kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, si një nga 13 “heronjtë” e vitit 2019 në Ballkan.
Duke e cilësuar si “Kryetar të angazhuar për pajtim”, mediumi francez ka argumentuar përzgjedhjen e tij, me politikat e Kastratit në dobi të kohezionit qytetar dhe të gjithëpërfshirjes të të gjitha komuniteteve në qeverisjen lokale, si për nga aspekti ndëretnik, ashtu edhe për nga atë gjinor.
Emërimet e Bojan Stamenkoviqit për nënkryetar dhe Sinbad Sonkit për drejtor, si dhe përfaqësimi i barabartë gjinor në qeverisjen lokale, theksohen në profilin e Qëndron Kastratit të paraqitur nga “Courrier des Balkans”.
Reforma në arsim përmes riorganizimit të shkollave, kursi falas i gjuhës serbe dhe shqipe, si dhe iniciativa për ndërtimin e një shkolle të përbashkët janë po ashtu disa vendime të guximshme që e shquajnë kryetarin e Kamenicës dhe nënkryetarin e Partisë Socialdemokrate.
“Courrier des Balkans” ka nënvizuar po ashtu se Qëndron Kastrati është djali i Isa Kastratit, që ka kaluar njëmbëdhjetë vjet në burgjet e Serbisë, para se të vritej si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Qëndron Kastrati ka fituar së fundi edhe çmimin e Lëvizjes “Fol” për guxim qytetar për vitin 2019.
Portali frankofon për Ballkan ka përzgjedhur për këtë vit nga Shqipëria, Luljeta Bozo, profesoreshën e inxhinierisë së ndërtimit, për kontributin e saj në shpërfaqen e katrahurës së ndërtimeve pas tërmetit.
Vitin e kaluar, “Courrier des Balkans” kishte përzgjedhur Vasfije Krasniqin nga Kosova dhe studentët protestues nga Shqipëria.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...