Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG) në Drenas ka inauguruar objektin e ri, ku do të kenë mundësinë që aktivitetet e tyre t’i kryejnë në hapësira më të mira.
Në inaugurimin e këtij objekti të pranishëm ishin edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, si dhe deputetë e qytetarë të shumtë.
Në fjalën e tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ky objekt do t’i shërbejë më mirë qendrës së grave të cilat, sipas tij, kanë një rol të rëndësishëm në shoqërinë kosovare.
“Uroj qe ky objekt i ri t’i shërbejë sa me mirë qendrës në punën e vet të rëndësishme për shoqërine kosovare”, tha presidenti.
Thaçi përgëzoi qendrën për angazhimin e tyre për viktimat e luftës, duke falënderuar ish presidenten Jahjaga, SHBA-në dhe ambasadat.
Ndërsa, ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se ky rrjet i grave ka mbështetur fuqishëm të drejtat e grave në Kosovë. Ajo tha se përkrahja e viktimave të luftës ndihmon Kosovën që të shkojë përpara.
“Ky rrjet ka qenë mbeshtetse e fuqishme e te drejtave te grave. Shpreh mirenjohjen që kryetarja e qendrës ka bërë për punën e saj”, tha ish presidentja e shtetit.
Përfaqësueset nga kjo qendqër falënderuan të gjithë ata që ndihmuan në relizimin e këtij objekti, i cili sipas tyre do të jetë ndihmë shumë e madhe për punën e tyre të cilën bëjnë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...