Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka pritur sot në takim nënkyetarin e Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj dhe drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, me të cilët u diskutua çështja e mbeturinave dhe nevoja e komunikimit institucional në funksion të zgjidhjes së kësaj problematike, e cila, për Avokatin e Popullit, është shumë shqetësuese sa i përket sigurisë dhe shëndetit publik të banorëve të kryeqytetit.
Përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës e informuan Avokatin e Popullit me problemet të cilat, sipas tyre, e kanë sjellë në këtë pikë situaten me menagjimin e mbeturinave dhe veprimet të cilat i ka ndërmarrë Komuna për t’iu shmanguar gjendjes aktuale. Mbi të gjitha, ata theksuan problemet politike të cilat e kanë përshkuar situatën e menagjimit të mbeturinave, në vazhdimësi.
“Duke pohuar se zgjidhja e problemit të mbeturinave është në interes të vet Komunës së Prishtinës, zyrtarët komunalë treguan për masat e propozuara në funksion të zgjidhjes së kësaj situate, përfshirë këtu edhe ruajtjen nga cenimi i të drejtave të të punësuarve aktual në Kompaninë Rajonale ‘Pastrimi’. Ndërkohë, Avokati i Populit, z. Naim Qelaj, shprehu gatishmërinë e tij për ta ndërmjetësuar këtë situatë, ku pohoi se do t’i takojë edhe komunat tjera aksionare në Kompaninë “Pastrimi”, për të parë modalitet e zgjidhjes së problemit me mbeturina, në njërën anë, dhe garantimin e respektimin të të drejtave të të punësuarve, në anën tjetër”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...