Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ka dëshmuar në rastin ndaj ish-krerëve të OVL-UCK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, në Dhomat e Specializuara.
Qalaj, në dëshminë e tij tregoi se nuk kanë qenë të autorizuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Kosovë që të hetojnë në lidhje me dosjet që ishin sjellë në zyrat e OVL-UCK-së.
Sipas tij, Dhomat e Specializuara, për herë të parë, në lidhje me këtë rast nuk kishin asnjë komunikim të vetëm me Policinë e Kosovës.
Gjatë së premtes, në Hagë, dëshminë e tij e përfundoi edhe njëri nga të paraburgosurit, Nasim Haradinaj. Ai tha se veprimet me dokumentet janë bërë për transparencë, ndërkohë që nuk janë fotografuar e as publikuar nga ana e tyre.
Ndër të tjera, Haradinaj, qartësoi qëndrimin e tij në lidhje me Gjykatën Speciale dhe ZPS-në, të cilat tha se i kupton si të rregullta e legjitime, teksa kundërshtimin e ka me qasjen e prokurorisë.
Gucati e Haradinaj u arrestuan më 25 shtator të 2020-tës, dhe akuzohen për frikësim gjatë procedurës penale, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtarë.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir