Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka qenë i pranishëm në konferencën e thirrur sonte nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ai ka lavdëruar qytetarët për respektimin e masave ndërsa ka tërhequr vërejtjen për daljen e pakontrolluar nëpër lokale.
‘’Më lejoni që në emër të Policisë së Kosovës të i informoj qytetarët që të respektojnë masat e vendosura. Është e vërtet se pas lehtësimit të masave ka një numër shumë të madh që dalin në mënyrë të pakontrolluar qoftë në kafiteri qoftë në restorante. Besoj që do ta mposhtim virusin dhe besoj që nga fillimi kemi dhënë një shembull se si duhet të respektohen masat dhe të ndihmojë institucionet.”
‘’Policia do të vazhdojë kontrollet në mënyrë që ky virus të shkojë nga fundi në Kosovë. Kjo do të arrihet vetëm në bashkëpunim me qytetarët. Jam i bindur se qytetarët do të respektojnë masat dhe institucionet.‘’, ka shtuar ai.
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit