Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka përfunduar dëshminë e tij në rastin e ish krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradianj.
Qalaj në Hagë tha se Policia e Kosovës nuk ka hapur rast në lidhjet me dosjet e pretenduara që kanë arritur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pasi që Policia e Kosovës kishte marrë udhëzime nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që mos të hapte rast për dosjet në OVL, pasi që kjo gjë është në kompetencat e Prokurorisë Speciale në Hagë.
Kujtojmë se Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...
E rëndë: Ky është 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetur...