Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, deri me sot ka pranuar 269 ankesa dhe 86 apele nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Gjithsejtë në total janë 355 apele dhe ankesa të cilat 86 apelet janë pranuara para fushatës zgjedhore, 3 ankesa janë pranuar para fillimit të fushatës zyrtare zgjedhore, 140 ankesa janë pranuar gjatë fushatës zyrtare zgjedhore, 104 ankesa janë pranuar gjatë ditës së heshtjes zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve që kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore.
Ndërsa me 7 tetor janë pranuar 22 ankesa me pretendimet për parregullsitë në ditën zgjedhjeve.
Ankesat janë paraqitur nga Birni, KDI, LVV, LDK, PDK, AAK-PSD, Lista Serbe, Nisma-AKR-PD, PLE,IRDK, dhe individë tjerë.
Sipas zyrtarit për media në PZAP, Mul Deskut natyra e apeleve është:
2.Tërheqje nga lista e kandidateve të subjekteve politike,
Natyra e ankesave është:
1.Ankesa për bërjen e fushatës së parakohshme zgjedhore.
2.Ankesa për Fushate zgjedhore.
3.Ankesa për thyerjen e heshtjes zgjedhore.
Vendosja e posterit në hapësirë publike,
Vendosja e flamujve partiak në hapësirë publike,
Shfrytëzimi i hapësirave publike,
Kërkesë për mbylljen e zyrave të Subjektit Politik afër QV ne ditën e zgjedhjeve,
Postimi i reklamave aktive në Facebok,
Postimi i reklamës politike aktive në Facebook,
Thirrje për votim në Facebook,
Transmetimi i spotit politik publicitar-RTK,
Thirrje për votim me SMS,
Postimi i fotove në rrjete sociale gjatë heshtjes zgjedhore,
Vendosja e posterit ne afërsi 100m afër QV,
Postimi i videos në rrjetin social,
Postim i materialeve zgjedhore në rrjete sociale,
Thirrje për votim,
Fotografim i votës,
Shpërndarja e materialit propagandues partiak ne afërsi te vendvotimeve
Mos largimi i posterit gjatë heshtjes zgjedhore ne afërsi te qendrës së votimit,
Kërkim vote përmes Telefonit,
Mos lejimi i votimit ne qendrën përkatës te votimit,
Thirrje për votim nëpërmes SMS,
1.Natyra e ankesa për lidhur me parregullsitë për ditën e zgjedhjeve/votimit.
Numërimi i votave me kusht,
Vendosja e posterëve në objekte publike,
Mungesa e votave,
Humbja e Fletëvotimeve,
Përjashtim nga Vendvotimi,
Bartje e votave – gabim ne Formularët e Përputhjes së Rezultateve – FPR
Ndryshe në PZAP janë në proces të shqyrtimit edhe 19 ankesa.
Nga këto zgjedhje partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 203 mijë e 52 vota ose 25,49%, e dyta LDK me 197 mijë e 702 euro ose 24,82% dhe e treta PDK me 169.211 mijë e 21,24% vota./arbresh.info/
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...