Nuk do të ketë rinumërim të fletëvotimeve.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se ka hedhur si të palejuara ankesat nga PDK-ja, LDK-ja e koalicioni Nisma-AKR-PD për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës të zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 08.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.350/2019, të paraqitur nga Subjektit Politik PDK, Anr.351/2019, e paraqitur nga Subjekti Politik LDK dhe Anr.353/2019, e paraqitur nga Koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 07.10.2019, me të cilën kanë kërkuar që të Urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për të hudhur si të palejuara ankesat e lartë theksuara”, thuhet në komunikatën e PZAP.
SHBA-ja dhe Irani afër marrëveshjes, çfarë zhvillimesh sjell...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
27 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit
ShBA pezullon operacionin për të udhëhequr anijet përmes Ngu...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...