Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa njofton se ka aprovuar ankesën e Listës Serbe e cila e kishte deponuar në këtë institucion kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ky institucion thotë se nuk pajtohet me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos shpalljen e rezultatit përfundimtar për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura me 28 dhjetor 2025, për subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e saj.
Paneli vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
PZAP-ja e ka cvlerësuar vendimin si të pajustifikuar dhe në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore.
Madje PZAP-ja thotë se KQZ nuk ka ofruar asnjë arsyetim ligjor për refuzimin e shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.
“Paneli, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme LZP, nenin 101 paragrafi 16, nenin 106 paragrafi 3, nenin 111 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenit 9 paragrafi 2 të Rregullores Zgjedhore Nr.13/2024 Rezultatet Zgjedhore”.
Tutje ky institucion vlerëson se çdo shpallje e pjesshme e rezultatit përfundimtar, në rrethana të tilla, nuk ka bazë ligjore dhe bie ndesh me parimet e barazisë së subjekteve zgjedhore, sigurisë juridike dhe transparencës së procesit zgjedhor.
Prandaj, sipas tyre, vendimi i KQZ-së është ne kundërshtim me praktikat e mira zgjedhore dhe po ashtu ne kundërshtim me standardet e Komisionit te Venecias.

Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut