Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka miratuar ankesën e paraqitur nga Lista Serbe, duke hapur rrugën për certifikimin e kandidatëve të saj për deputetë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.
Sipas vendimit të publikuar sot nga PZAP-ja, thuhet se ka vlerësuar se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i marrë më 10 dhjetor për moscertifikimin e këtij subjekti politik, nuk ka qenë i arsyetuar në mënyrë të mjaftueshme.
Në arsyetim thuhet se KQZ nuk ka trajtuar në mënyrë të plotë faktet relevante dhe kriteret ligjore që lidhen me procesin e certifikimit.
“Në mungesë të një arsyetimi të mirëfilltë ligjor konkludohet se vendimi i tillë nuk mund të qëndrojë juridikisht pasi që nuk përmban as vlerësimin e duhur të fakteve në raport me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me Rregulloren e Certifikimit të subjekteve politike”, thuhet në vendim.
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë