Mulë Desku, nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Prapashtesa (PZAP), ka treguar për gazetën “Zëri” se gjatë ditës së zgjedhjeve kanë pranuar 223 ankesa për manipulime gjatë zgjedhjeve të cilat janë ende në shqyrtim
Procesi zgjedhor i 22 tetorit megjithëse u cilësua si i qetë dhe pa incidente të mëdha nuk ka kaluar pa ankesa e dënime.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Prapashtesa (PZAP) ka treguar se gjatë ditës së zgjedhjeve kanë pranuar 223 ankesa, të cilat janë ende në shqyrtim. PZAP-i po ashtu bëri të ditur se janë shqiptuar gjoba për pothuajse të gjitha partitë.
Ndërkohë për këto parregullsi ka reaguar edhe shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle, i cili ka vërejtur disa parregullsi, siç janë kërcënimet e bëra gjatë fushatës mes komuniteteve me shumicë serbe, mospastrimi i listave dhe disa raste të votimit familjar.
Kujtojmë që gjatë ditës së zgjedhjeve Prokuroria e Shtetit dhe Policia kanë ndalur persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim vote.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...