Në zyrën e PZAP-it kanë shkuar 19 ankesa.
Mulë Desku, kryetar i Serkretariatit të PZAP-it, ka thënë për arbresh.info se këto ankesa kanë qenë kryesisht me thyrjen e heshtjes zgjedhore.
“Prej momentit të mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, nuk kemi pranuar asnjë ankesë ende. Ndërsa dje kanë ardhur disa ankesa që kanë të bëjnë kryesisht me thyerjn e heshtjes zgjedhore, por që nuk kanë të bëjnë me procesin zgjedhor”, ka thënë ai.
Desku ka theksuar se deri në orën 19:00 sot është afati të paraqitet ankesa.
“Edhe pse kanë ardhur në ditën e votimit, këto ankesa nuk i referohen parregullsive që janë karshi vendvotimeve. 17 ankesa kanë ardhur dje dhe 2 të shtunën gjithsej 19, pra që kanë të bëjnë me heshtje zgjedhore. Tjera nuk kemi pasur ndërsa kanë afat deri në orën 19:00 në mbrëmje të paraqesin ankesën”, thotë ai. /arbresh.info
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja