Në një bashkëbisedim live që ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, ka zgjedhur të bëjë me qytetarë përmes rrjetit social Facebook, ai ka marrë një pyetje paksa provokative, lidhur me faktin se Kosova është lënë vendi i vetëm i rajonit qytetarët e të cilit vend nuk mund të lëvizin pa viza në shtetet e BE-së.
Ardit Hyseni e ka pyetur ambasadorin O’Connel se si është të jetosh në BE, ngase ai personalisht është i izoluar mbi bazën e etnisë së tij, transmeton lajmi.net.
Ndërsa, përgjigja e ambasadorit ka qenë se, gjëja më e mirë që përfaqëson BE-ja është vlerat e përbashkëta të demokracive evropiane.
Ndërsa, sipas tij, edhe Kosova e ka të ardhmen e sigurt në BE, vetëm se për këtë duhet punuar shumë për t’i plotësuar kriteret, gjë për të cilën O’Connel ka thënë se ata do t’i ndihmojnë Kosovës.
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët