Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha gjatë qëndrimit të tij në Beograd se “qëndrimi rus për çështjen e Kosovës është i njohur”.
“Ne jemi në favor të një marrëveshje të pranueshme të të dyja palëve rreth Kosovës në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB,” tha Putin.
Ai shtoi se “lëvizjet e fundit të Prishtinës – vendosja e taksës dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës, kanë shkaktuar tension serioz”.
“Rusia ndan shqetësimin e udhëheqjes dhe të qytetarëve serbë, sepse këto lëvizje mund të çojnë në destabilizimin e Ballkanit”, shtoi Putin.
Ndërsa, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se pa Rusinë nuk do të ketë kurrfarë zgjidhje të çështjes së Kosovës.
“Para çdo zgjidhje do të këshillohem me Putin”, porositi ai.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026