(2) Vazhdon aksioni policor në Kumanovë. Nga të dhëna jo zyrtare ALSAT mëson se numri i të plagosurve është në rritje, 13. Ministria e Punëve të Brendshme, deri në këto momente nuk ofron asnjë informacion zyrtar për ngjarjen në Kumanovë. Në pyetjet e televizionit ALSAT për informacione mbi atë që po ndodh realisht në Kumanovë, numrin e të plagosurve apo viktimave të mundshme, zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, thjesht u përgjigj se “Aksioni është në vijim e sipër. Në momentin më të parë që do të përfundojë, ne do të dalim me deklaratë zyrtare.” Për momentin, ALSAT nuk mundi të arrinte për përgjigje as zëdhënësin e Sektorit për Punë të Brendshme të Kumanovës.
Ndërkaq, në spitalin shtetëror në Shkup, sapo ka mbërritur edhe ministri i shëndetësisë Todorv.
(1) Tani për tani kanë pushuar të shtënat në qytetin e Kumanovës, për momentin situata është e qetë. Jo zyrtarisht njoftohet për 12 policë te plagosur që janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.
Derisa banorë që banojnë afër qendrës klinike në Shkup, kanë thënë se në orët e mëngjesit janë dëgjuar sirenat e veturave të emergjencës që kanë arritur në Klinikë. Sipas tyre policia ka urdhëruar taksistët që të largohen prej para qendrës klinike, andaj supozohet që kanë sjellë të lënduar ose eventualisht viktima nga luftimet në Kumanovë. Informacionin për largimin e taksistëve e kanë konfirmuar edhe disa kolegë gazetarë qe gjenden tek Klinika, por të cilëve nuk iu lejohet të hyjnë brenda.
Ndërkohë gazetari jonë nga tereni njofton se në qendrën klinike para pak çastesh ka arritur edhe ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...