Punëtorja e ndërmarrjes “Trepça”, Valdete Shabani, ka fituar për herë të dytë të drejtën e saj ligjore pas një procesi të zgjatur që lidhet me trajtimin e saj në vendin e punës.
Pas një vendimi të mëparshëm në favorin e saj nga Gjykata e Shkallës së Parë, së fundmi edhe Inspektorati i Punës ka konstatuar shkelje në rastin e saj dhe ka shqiptuar një gjobë prej 3000 eurosh ndaj ndërmarrjes për veprimet joligjore të marra nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv.
Vendimi i Inspektoratit lidhet me transferimet e njëanshme dhe të pajustifikuara të punëtores në vende të ndryshme pune.
Shabani e ka konsideruar këtë vendim si një tjetër hap të rëndësishëm drejt drejtësisë dhe si një dëshmi të qartë se e vërteta dhe këmbëngulja sjellin rezultat. Ajo ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe ka shprehur shpresën që rasti i saj të shërbejë si shembull për të gjithë punëtorët që përballen me padrejtësi.
“Drejtësia ekziston, vetëm duhet ta kërkojmë dhe të mos dorëzohemi,” ka shkruar Shabani në reagimin e saj.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen