Shefi i stafit klinik në Klinikën Emergjente, Avdush Bajgora ka thënë që nuk janë paguar me të holla shtesë (300 euro) nga shteti për muajt korrik edhe gusht.
Bajgora në emisionin “Friontal ka thënë që në Klinikë janë 132 punëtorë shëndetësorë, 18 punëtorë administrativ, roje e pastrues.
“Ne nuk i kemi marrë ato 300 euro të cilat unë i konsideroj si ndihma sociale, i kanë marrë të gjitha shtëpitë e shëndetit këtu i ka marrë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i kanë marrë burgjet e ne jemi lanë anash. Ne i kemi marrë një herë për dy muaj por për muajin korrik edhe gusht nuk i kemi marrë”, ka thënë Bajgora.
Ai thotë që zhgënjimi i tyre është në radhë të parë neglizhenca që i është bërë nga ata që e drejtojnë shëndetësinë e shtetin.
“Nuk e dimë arsyen, e kemi kërkuar një arsye na kanë thënë që jo listat andej këndej, punëtorët tanë, mjekët tanë, infermierët tanë bëjnë punë kolosale, mjekët punojnë shumë bëjmë një punë të shkëlqyer, stafi është në nivel e të gjithë jemi të rrezikuar”, ka thënë Bajgora./express/
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...
Barcelona avancon drejt marrëveshjes me Bastonin, pritet dri...
Ndalohet një taksi tek Dheu i Bardhë, dyshohet për kontraban...
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...
SHBA publikon pamje të anijes iraniane të sekuestruar
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...