Punëtorët e termocentralit “Kosova B” gjatë ditës së sotme kanë dhuruar gjak.
Sipas punëtorëve të KEK-ut, ky veprim është para se gjithash çështje humane, kurse zyrtarë nga transfuzioni i gjakut janë shprehur të kënaqur me interesimin e punëtorëve për të dhuruar gjak.
Driton Azemi, punëtor i KEK-ut tash e katër vjet çdo herë dhuron gjak.
“Gjak dhuroj që tri-katër vjet rregullisht, prej që vinë këtu jam dhurues i gjakut. Ndjenjë e mirë kur dhurohet gjak, të lehtësohet trupi, e ndjej pak më lehtë vetën”, tha Azemi, raporton KsP.
Gjak dhuron tash e sa kohë edhe Enis Restelica, duke thënë se është i gatshëm të dhurojë gjak sa herë që ka aksione të tilla.
“Ne i përgjigjemi çdo vit thirrjes, dhurojmë. Kulmi i së mirës është angazhimi me dhuru gjak. Ndjehem mirë absolutisht, shumë më mirë”, tha Restelica.
Melania Gjocaj, zyrtare për marketing në Transfuzionin e gjakut, thotë se kanë një bashkëpunim të mirë me punëtorët e KEK-ut tash e 10 vjet, dhe se interesimi për një aksion të tillë është i madh.
“Ky bashkëpunim ka filluar tash e 10 vjet dhe po vazhdon deri në ditët e sotme. Dje kemi pas termocentralin Kosova A të cilët kanë dhuruar gjak, kemi pas një pritje shumë të mirë, ku kanë dhuruar gjak një numër i konsiderueshëm punëtorëve. Sot aksioni ka filluar në orën 10:00, ku siç po shihet edhe interesimi është i madh i dhuruesve të gjakut”, tha Gjocaj.
Falënderues për këtë interesim të punëtorëve u shpreh edhe zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli.
“Korporata energjetike e Kosovës ka rreth pesë mijë punëtorë dhe tash më se 10 vite në nivel të KEK-ut dhurohet gjak. Kemi edhe departamentin e rekultivimit të cilët e bëjnë këtë aktivitet në çdo do tre muaj. Ky aktivitet ka filluar me iniciativën e transfuzionit të gjakut, ka filluar dje në termocentralin ‘Kosova A’”. tregoi Bucolli.
Aksioni i dhurimit të gjakut do të vazhdojë edhe nesër në departamentin e prodhimit të qymyrit.
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti s’deklarohet nëse do të ketë koalicion qeverisës