Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) njofton se të enjten, më 06 nëntor 2025, në ora 11:00, do të mbahet protestë para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së, për shkak të mungesës së pagave.
Kjo është herë e dytë brenda tre muajve që punëtorët e transmetuesit publik mbesin pa paga, duke u përballur me pasiguri ekonomike dhe duke u rrezikuar funksionimi normal i institucionit.
“RTK aktualisht gjendet para shumë projekteve me rëndësi të madhe, që lidhen drejtpërdrejt me misionin publik të saj, por edhe me interesin e përgjithshëm të vendit. Kriza financiare rrezikon realizimin e këtyre projekteve dhe dëmtimin e rolit të RTK-së si medium publik i pavarur dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftim.
SPERTK u bën thirrje të gjithë kolegëve, pa asnjë përjashtim, të bashkohen në këtë protestë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre themelore për pagë.
“Ne nënvizojmë se protesta nuk është politike, por një protestë dinjiteti dhe e drejtë ligjore për punën që kryejmë çdo ditë në shërbim të publikut. Nëse gjendja nuk ndryshon pas kësaj proteste, SPERTK do të kërkojë bojkotimin e të gjitha ngjarjeve me peshë publike, si formë presioni për zgjidhjen urgjente të krizës së pagave dhe për garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të RTK-së”, thuhet më tej në njoftim.
SPERTK u bën thirrje të gjitha mediave në Kosovë që ta mbulojnë dhe ta përcjellin këtë protestë, si akt solidariteti dhe mbështetjeje për punëtorët e transmetuesit publik dhe për të drejtën e tyre për paga të rregullta./Arbresh.info
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE